Skip to content

“Djali më pa në sy…”/ Qeni i familjes kafshoi për vdekje të miturin shqiptar, babai: E kisha marrë nga rruga

Posted on December 6, 2025December 6, 2025 By Punnik

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Zakynthos, ku një foshnje shqiptar 18 muajsh u sulmua për vdekje nga një qen pitbull.

Babai i të miturit tregoi se qenin e kishte gjetur në rrugë dhe e kishte marrë në shtëpi, duke u kujdesur për të.

Natën që ndodhi ngjarja, çifti që kanë dhe dy fëmijë të tjerë, sapo ishte kthyer në shtëpi kur i mituri i shpëtoi vëmendjes së prindërve dhe iu afrua qenit.

“Vajza ime më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku.

Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin për ta vrarë. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim”, tha babai i djalit me zërin që i dridhej.

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.

Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Arbër Hoxha bën mrekullinë në minutën e 102, sulmuesi kuqezi rikthehet “bishë” pas dëmtimit dhe shpëton Dinamon e Zagrebit (Video)
Next Post: Plas keq mes ekipit të Mehmetit dhe rivalëve të Championship, momente nga përleshja (Video)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme