Djegia e Audit me vlerë rreth 100.000 euro, zbardhet ngjarja! Arrestohet 39-vjeçari, momentet kur i vendos flakën mjetit luksoz

530

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i djegies së një automjeti tip Audi me vlerë 100 mijë euro.

Erges Shegani, sipas bluve, i vendosi flakën makinës në orët e para të mëngjesit të djeshëm (9 Dhjetor), në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30, ndërsa mjeti i djegur rezulton në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta”, njoftuan blutë.

Burime bëjnë me dije se Erges Shegani ka pohuar se ia ka vendosur zjarrin kot makinës.

Por, policia dyshon se ai është paguar nga një tjetër person me të cilin pronari i Audit, Julian Çakiri kishte konflikte më mëparshme, dyshohet për çështje pronësie.

Njoftimi:

Tiranë/Zbardhet brenda pak orësh, djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 000 euro.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.

4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

Share This Article