Skip to content

“Do na lini të hamë bukë”/ Çadër kampingu dhe 5 vajza brenda që ulërasin, TENSIONE mes policisë dhe aktivisteve të “Shqipëria Bëhet”

Posted on December 12, 2025December 12, 2025 By Punnik

olicia ka ndërhyrë sërish në protestën e Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë.

Në protestën e organizuar para Kryeministrisë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, dhe aktivistët e kësaj force politike kanë vendosur të ngrenë çadrakampingu dhe ky ka qenë edhe moment kur ka ndërhyrë policia. Efektivët kanë tentuar t’i largojnë çadrat me preteksin që janë duke bllokuar hapësirat publike dhe qarkullimin.

Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë duke mos lejuar heqjen e çadrave, teksa 4-5 vajza, pjesë e “Shqipëria Bëhet” të cilat ishin brenda çadrës së kampingut filluar të ulërisnin.

Edhe pse policia është treguar e qetë dhe e ka grisur me dorë çadrën e kampingun, e më pas iu ka ofruar ndihmë vajzave që kundërshtonin urdhrin e tyre sërish këto të fundit kanë patur tone të larta, të bërtitura dhe shpesh edhe agrsivitet kundrejtë forcave të policisë, teksa një prej tyre ka tentuar t’i heq kapelen policit.

Pasi kanë dalë nga çadra vajzat janë parë të qeta, aspak të tensionuara dhe duke buzëqeshur teksa kanë paralajmëruar ngritjen e një tjetër çadre kampingu.

Në komunikimin me policinë Lapaj është shprehur se vajzat nuk duan të dalin dhe kërkonte hpesh të ishte i qetë për të konsumuar vaktin e tij të darkës.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Adnan Xholit i morën vajzën peng, Laert Haxhiu do vriste Doloreza Musabelliun. E dinin të gjithë kur hynë aty se kush fitonte”
Next Post: Horoskopi Ditor E Shtunë 13 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme