Skip to content

Do të transferohej në burg, shqiptari në Zvicër me pranga në duar i shpëton policisë dhe arratiset

Posted on July 19, 2025July 19, 2025 By Isi

Një i burgosur shqiptar është arratisur në Baden të Zvicrës.

Shqiptari 23-vjeçar arritit të arratisej para se të hipte në automjetin e policisë për tu transferuar në një burg tjetër, sipas mediave vendase.

Sipas policisë, i riu shqiptar kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha. Ai ishte gjithashtu i prangosur në kohën e arratisjes.

Pavarësisht kërkimeve me qen policie ai nuk është gjetur ende.

Policia ka shpërndarë foton e shqiptarit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për arrestimin e tij./vizionplus.tv

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Egli Tako më në fund e gjen dashurinë e vërtetë, e pret me trëndafila – kaq romantik se ka pasur as Olsin as Gjestin
Next Post: 5 vite nga krimi i pilotit që vrau gruan, babai i të ndjerës: Vajza nuk e di…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme