DOKUMENTET- Firmos babai, miraton vajza inspektore e AZHBR-së, drejtoresha Ardita Kuçi ‘mbyll’ sytë! Skema Kombëtare e Investimeve nën dyshime për konflikt interesi! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD

62

Kryetari i FRPD në Kuçovë, Ardit Bënja është një nga përfituesit e Skemës Kombëtare të Investimeve per vitin 2024, për ngritjen e një stalle lopësh.

Si çdo fermer edhe Benja dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago.

Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga  vajza e tij Ana Ago, që mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve në AZHBR, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.

Arditi kërkonqë nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Dosje nuk mban vetëm  firmat e familjes Ago, por edhe  firmën e  drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Ana Agon, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago.

Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.

Deri më tani përfituesi  Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi.

Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.

Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK.  Panorama


 

Share This Article