ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas daljes me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Keijsi ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se nuk është penduar për gjërat që ka bërë në “Big Brother VIP 5”. Ai shtoi se çdo gjë e ka bërë me vetdije.
Pjesë nga intervista:
A mendon që u nxite? Jo, nuk jam nxitur, por mënyra se si iu drejtua një mashkull një femre nuk ishte e drejtë, një mashkull nuk mund t’i drejtohet një femre ashtu. Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që është për ty?
E dija
Je penduar? Jo
A mund të kishe bërë diçka ndryshe? Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë.
Kam bërë si e kam ndjerë që nga dita e parë deri në fund. E shijove? Shumë, jashtë mase shumë, një mundësi që të vjen një herë në jetë.
Je në izolim, por jo tamam në izolim. A u mërzite që dole me zarf të zi? Që dola po, jo me zarf të zi.
/Gazeta Shqip/

