Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga Kuvendi se që parlamenti ti kthehet normalitetit duhet të sillen Lubi Balluku dhe Ergys Agasi.
Sipas Sali Berishës, Ergys Agasi ka rrëmbyer dy persona, ndërsa Belinda Balluku ka vjedhur dhe kjo tha ai nuk mund të lejohet.
“Kushtetua dhe ligji janë feja jonë politike. Sillni dhe dorëzoni këtu Ergys Agasin dhe Lubi Ballukun. Agasi është terrorist ka marrë dy pengje për Edi Ramën.
Sillni Lubinë, jo vidh dhe ik. Kjo nuk mund të ndodhe më”, tha Berisha.
Më tej Berisha vijoi sërish: Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu. Sill Palloshin këtu!
Silleni hajdutin këtu. Sill pengmarrësin Agasin këtu. Parlament nuk ka më.
Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më. Mos mbroni krimnelët. Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët.
Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka. Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu.
Sill Agasin. E sheh, vjen me të bardha si në dasëm kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu.

