Skip to content

E bujshme! Shtohen ekipet që kërkojnë Asllanin, në garë edhe…

Posted on January 11, 2026January 11, 2026 By Punnik

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Interit. Pas ndërprerjes së parakohshme të huazimit te Torino, klubi zikaltër është në kërkim të një zgjidhjeje të re për mesfushorin shqiptar, i cili nuk pritet të rikthehet në Milano për të qenë pjesë e projektit të skuadrës së parë.

Interi po punon për ta sistemuar Asllanin gjatë kësaj merkatoje, me synimin që lojtari të gjejë vazhdimësi dhe hapësira që nuk i ka pasur në muajt e fundit. Në këtë kontekst, Paris FC ka shfaqur interes konkret, duke kryer një sondazh për kushtet e një transferimi të mundshëm në këtë afat kalimtar.

Klubi francez, që synon të përforcohet në mesfushë, e sheh 21-vjeçarin si një profil interesant për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në repartin qendror.

Për Asllanin, një kalim i tillë do të përfaqësonte një mundësi të rëndësishme për të rilançuar karrierën dhe për të fituar minutazh të rregullt, ndërsa për Interin do të ishte zgjidhja e duhur për një situatë që aktualisht mbetet e hapur.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Divorc i dhimbshëm/ “Kurthi me fallxhore”, ish-bashkëshorti ngre akuza të rënda ndaj këngëtares së njohur: S’më lejon të shoh fëmijët
Next Post: PD thërret protestën kombëtare të radhës, kur do të zhvillohet

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme