Skip to content

E dhimbshme! Ndërron jetë Shpat Kasapi

Posted on November 26, 2025November 26, 2025 By Punnik

Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Ai nuk i ka mbijetur atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike, transmeton Periskopi.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

(koha.mk)

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Afera e “Bankers Petroleum” / Vihen nën hetim nga SPAK edhe Tatimet dhe zyrtarët që lejuan vjedhjen e miliona eurove
Next Post: A do të luajë Ronaldo në ndeshjen e parë të Botërorit? FIFA merr VENDIMIN për kartonin e kuq të portugezit…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme