“E kam mbështetur publikisht, por…”- Protesta para Kryeministrisë, Berisha tregon a e ka ftuar Adriatik Lapajn

967

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se e ka ftuar kreun e Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ti bashkohet protestës së 22 Dhjetorit, por theksoi se ky i fundit ka axhendën e tubimit të tij.

“Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij”, tha kryedemokrati.

Berisha shtoi se e ka mbështetur publikisht Lapajn, si edhe e ka përgëzuar për protestën e tij.

Sali Berisha: Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij.

PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament.

Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh.

Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij.

Share This Article