Skip to content

E rëndë| 17-vjeçarja dërgohet në spital me plumb në kokë, ndodhet në gjendje kritike

Posted on July 15, 2025July 15, 2025 By Isi

Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, pasi ka mbetur e plagosur me armë zjarri në kokë . Adoleshentja me inicialet H.H., është shoqëruar në spital nga familjarët e saj.

Burimet nga stafi mjekësor bëjnë me dije se e reja ka qenë e koshiente në momentin e mbërritjes në spital, ndërsa po i nënshtrohet procedurave mjekësore përkatëse.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja mund të jetë vetëplagosur me armë zjarri.

Gjendja e saj shfaqe e rëndë

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Martë 15 Korrik 2025
Next Post: Vëllai i Liridona Ademajt përballet me porositësin e vrasjes së 30-vjeçares! Naim Murseli: A ju është ankuar motra juaj për mua? Trondit Leonardi: E tradhtove me një të afërme

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme