Skip to content

E rëndë në Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën

Posted on July 14, 2025July 14, 2025 By Isi

Një grua shtatzënë, gati nëntë muajshe shtatzënë, ra nga kati i dytë i një ndërtese në Terni të Italisë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ia doli të mbijetonte ndërsa gruaja ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Hetuesit ngrenë dyshime se gruaja ka tentuar vetëvrasjen, ndërsa incidenti ndodhi të dielën në mëngjes.

Hetimet e policisë, zbuluan se ajo po trajtohej për një sërë problemesh shëndetësore, teksa gruaja jeton me bashkëshortin e saj dhe çifti nuk ka fëmijë të tjerë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: ‘Shteti bektashi në zemër të Tiranës’, Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet
Next Post: Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, dy mjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detajet)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme