Skip to content

E RËNDË në Vlorë! 22-vjeçari dh*non nënën, shkatërron banesën dhe vjedh motorin e babait (EMRI)

Posted on January 29, 2026January 29, 2026 By Punnik

Një person u arrestua dhe një tjetër u mor nën procedim penal, pasi akuzohen për dhunë në familje dhe ndërtim pa leje. Rasti i parë i përket të ndaluarit Erlin Piro, që pasi dhunoi nënën e tij, vodhi sende shtëpiake dhe motorin e të atit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende dhe motomjetin e babait të tij”, njoftoi policia e Sarandës për rastin.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Mete Gjini, 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Për të dyja ngjarjet, hetimet i kanë kaluar prokurorisë vendore, me qëllim zbardhjen e tyre.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas”- Naim Murseli rrëfen në gjyq: Betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë! Ishim të lumtur, Liridona ishte e mrekullueshme
Next Post: SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku bën lëvizjen e papritur, kërkon ….

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme