Dy trena pasagjerësh u përplasën në Republikën Çeke, duke shkaktuar të paktën 45 të plagosur, njoftuan zyrtarët dhe mediat lokale. Ngjarja ndodhi rreth 132 kilometra në jug të Pragës, dhe pas përplasjes, shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit vepruan menjëherë për të evakuuar të gjithë pasagjerët nga trenat e përfshirë, proces që u realizua me sukses. Një zëdhënës i spitalit lokal informoi agjencinë e lajmeve CTK se pesë persona ndodhen nën trajtim për lëndime të rënda, ndërsa të tjerët janë në gjendje më të lehtë.
Ministri i Transportit, Martin Kupka, shprehu shqetësimin dhe njoftoi se shkaku i përplasjes nuk është ende i qartë. Megjithatë, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se një nga trenat mund të ketë shkelur një sinjal të detyrueshëm për ndalim, që mund të ketë kontribuar në incidentin. Hetimet janë në zhvillim e sipër për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit.

