Skip to content

E rëndë/ Po tentonte të kalonte lumin, humb jetën gruaja në Tiranë

Posted on January 4, 2026January 4, 2026 By Punnik

Humb jetën një grua 44-vjeçare në Zall Bastar, dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, dyshohet se shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur më pas dhe është nxjerrë nga lumi, raporton noa.al.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, i cili po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet më shumë informacion zyrtar në vijim. /noa.al

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Reshje shiu dhe rrufe, dëborë në zonat malore! Parashikimi i motit për ditën e diel
Next Post: JD Vance: I ofruam Maduros disa mënyra për t’u larguar por refuzoi! Trafiku i drogës duhet të marrë fund, nafta e vjedhur t’i kthehet SHBA-së

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme