Skip to content

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

Posted on July 26, 2025July 26, 2025 By Isi

E premtja dhe e shtuna janë ditët më të nxehta jo vetëm të kësaj jave, por edhe të muajit korrik.

Meteorologët parashikojnë që termometri do të shënojë vlerën maksimale prej 44 gradë Celsius.

Temperaturat përvëluese pritet të shfaqen në disa qarqe, si Berati, Elbasani, Fieri, por edhe Tirana.

Krejt ndryshe do të jenë kushtet e motit ditën e diel, më 27 korrik.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat maksimale do të zbresin me gati 10 gradë Celsius.

Meteorologët parashikojnë se edhe ditët e fundit të korrikut do të jenë më të freskëta, me temperatura jo më shumë se 30 apo 32 gradë Celsius, dhe pritet të ketë edhe rrebeshe shiu.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Vrasja që tronditi Fierin/ Flet kunata e viktimës: Anesti punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajzat! E linin në dhomë më vete dhe…
Next Post: “Kur u lidha në telefon, dëgjova një zë…”, vajza e madhe e familjes Rama, Kristiola: Ja si e mësova vdekjen e babait (Video)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme