Skip to content

E trishtë / Gruaja shtatzënë gjendet e pajetë buzë lumit

Posted on December 8, 2025December 8, 2025 By Punnik

Trupi i pajetë i një gruaje u nxor sot nga lumi në fshatin Grabanicë të Klinës, siç konfirmoi Policia dhe Prokuroria në Kosovë.

Mediat lokale raportojnë se viktima ishte rreth 40-vjeçare shtatzënë.

Ajo raportohet se doli nga shtëpia dje rreth orës 11:00 ndërsa më pas u raportua e zhdukur në Polici nga familjarët.

Policia ka arritur ta lokalizojë trupin përmes dronit. Ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga uji.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Zbulohet emri, kush është ‘Kiço’ i Elbasanit që kërkohet për vrasjen e Mondi Mëhallës
Next Post: “Do merrni një …”/ Horoskopi për sot, e Hënë 8 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme