Skip to content

E TRISHTË – Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta pedagogia, Albana Kullolli Kastrati

Posted on July 20, 2025July 20, 2025 By Isi

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, pedagogia dhe ekspertja e njohur, Albana Kullolli (Kastrati). Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Albanës e ka dhënë bashkëshorti i saj, Agron Kastrati, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Albana ishte diplomuar në vitin 2004 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Fakultetin Ekonomik, dega Financë–Kontabilitet. Po atë vit, ajo nisi rrugëtimin e saj akademik si pedagoge pranë të njëjtit fakultet.

Në vitet 2006–2008, përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa më 19 janar 2017, mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”.

Gjatë karrierës së saj, Albana u dallua për pjesëmarrjen në trajnime profesionale, konferenca shkencore si dhe botimin e artikujve të ndryshëm në fushën e kontabilitetit.

Prej tetorit 2017, ajo kontribuoi si eksperte pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër, duke dhënë një kontribut të çmuar në projekte të ndryshme sociale.

Albana do të kujtohet si një pedagoge e përkushtuar, profesioniste dhe njeri me vlera të rralla.

ShkodraWeb shpreh ngushëllime familjet, të afërmëve, kolegëve për këtë humbje të rëndë dhe shumë të parakohshme.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: U vendosnin data të reja mallrave të skaduara e i rihidhnin në treg, dy të arrestuar
Next Post: Lamtumirë engjëj! Dy vëllezërit e mitur që u mbytën në lumin Shkumbin

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme