Skip to content

E trishtë, sëmundja e rëndë i merr jetën koreografit të njohur shqiptar

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku koreografi i njohur lezhjan Gazmend Golemi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë djali i Gazment Golemit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai bën me dije se babai i tij, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, Itali, pas një sëmundjeje të rëndë.

Gazmend Golemi është një koreografët më të njohur të muzikës popullore shqiptare.

Ai u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6-vjeçare, e që prej asaj kohe koreografia u bë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke nxjerrë dhjetëra grupe valltarësh që janë vlerësuar me çmime brenda e jashtë vendit.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksidenti tragjik në Itali me dy viktima, ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën
Next Post: Hëna e plotë, Mërkuri në prapavijë! Horoskopi i DASHURISË për shkurtin

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme