Skip to content

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

Posted on July 12, 2025July 12, 2025 By Isi

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, ku gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin me iniciale H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, shtetasi me iniciale S.

B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim
Next Post: “Nuk ulemi me qeverinë për reformën territoriale”- Sali Berisha: S’e njohim legjitimitetin e Ramës si Kryeministër

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme