“Edhe njëherë ju lutem…”- Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen! Gazetarët i kujtojnë që është Live, çfarë ndodhi në deklaratën për mediat

962

Ditën e sotme të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen.

Pas çdo vizite, ata kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Por për prefekten e Shkodrës, Holta Duda deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste.

Mesa duket ajo nuk e ka ditur që vizita dhe fjala e saj është përcjellë live në media.

“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha zyrtarja lokale, e cila mes emocioneve e rinisi edhe njëherë urimin e saj për besimtarët.

Në krah të prefektes Holda Duda ishte edhe deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku.

Share This Article