Skip to content

EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Sarandë (Video)

Posted on July 18, 2025July 18, 2025 By Isi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, në lagjen numër 4 të qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas raportimeve paraprake nga ky qytet, dy të plagosurit janë paraqitur në urgjencë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, përkatësisht 32-vjeçari Gëzim Hoxha dhe 24-vjeçari Ernest Lamaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy të plagosurit do të nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Aktualisht nuk dihen shkaqet apo rrethanat e tjera të ngjarjes së ndodhur pranë stadiumit të këtij qyteti, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E.

L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Premte 18 Korrik 2025
Next Post: Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Me plagë në bark, 2 të rinjtë në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët kërkuan… (Video)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme