Skip to content

“Flas 2 gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës…”/Modelja e njohur konkurrente e këtij edicioni: Partneri ideal, shqiptar

Posted on December 21, 2025December 21, 2025 By Punnik

Ka nisur zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania me edicionin e tij të pestë.

Që me mbarimin e edicionit të katërt, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Brikena Selmani është banorja e radhës që do të jetë konkurrente në “Big Brother VIP 5”.

Ajo është një modele nga Kosova, para pak kohësh përfaqësoi Kosovën në “Miss Grand International 2025”.

Përpara se të përfshihej në modeling, ka punuar si arkëtare për tre vjet në një supermarket, ku është vlerësuar si “arkëtarja më e mirë”.

Gjatë paraqitjes së saj në “Miss Grand International”, la përshtypje duke veshur veshje tradicionale shqiptare, dhe me kombinim elegant me krenarinë kulturore, e më pas u bë virale në rrjet.

Ajo deklaroi se partneri ideal për të do të ishte shqiptar dhe se ka hyrë single në program.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Fillon “Big Brother VIP Albania 5”, Ledion Liço “thumba” kritikëve: Jam sërish …
Next Post: Gazetari: Sekuestrohet telefononi i mikut të Agasit! Ja çfarë të dhënash po hetohen

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme