Një aksident me pasojë plagosjen e një 65-vjeçari që udhëtonte me motoçikletë, ka ndodhur rreth orës 11.30 të ditës së sotme (23 shkurt), në aksin nacional pushimi i shoferit Divjakë.
I dëmtuari po udhëtonte në drejtim të qytetit, por në dalje të fshatit Gur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë.
Ambulanca e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës me lëndime të shumta, ndërsa policia e rendit në Divjakë ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet njësia e qarkullimit rrugor dhe grupi i punës për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sipas të dhënave të para dyshohet se 65-vjeçari banor i fshatit Kryekuq, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në një pjesë të drejtë rruge, por ka qenë e pamundur që ai të fliste se çfarë i ka ndodhur pasi ka qenë në gjendje të rëndë.
Nga spitali i Lushnjës konfirmohet se ka fraktura të rënda në gjymtyrë dhe kokë, ndërsa nuk duhet nëse maskën mbrojtëse e kishte të vendosur apo jo gjatë momentit të aksidentit.
Segmenti rrugor pushimi i shoferit Divjakë është një Kas shumë i frekuentuar nga motoçikleta dhe në të shkuarën ka pasur aksidente të rënda deri dhe humbje jete nga aksidente e ndodhura.

