Një kamion i ngarkuar me gurë të mëdhenj është përmbysur në rrugë në zonën e Porto-Romanos në Durrës.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka pati persona të lënduar, as drejtuesi i mjetit dhe as ndonjë person i rastësishëm.
Gurët e ngarkuar në kamion ishin të përmasave të mëdha dhe janë rrëzuar në rrugë siç shihet edhe nga pamjet, ç’ka mund të sillte pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

