FOTO- U fut në bankë me një çantë ku brenda kishte kallashnikovin, autori mori 20 mln lekë, por u kap nga policia! Si dështoi grabitja në mes të Tiranës

246

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me tentativën e grabitjes së “FiBank” në Tiranë paraditen e kësaj të enjteje (12 shkurt), ku autori Bardhyl Fusha 58 vjeç u neutralizua dhe u kap nga policia.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ai u fut në ambientet e bankës me një çantë, brenda së cilës kishte një armë kallashnikov.

Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë. Menjëherë te arka ka arritur që të marrë shumën e parave prej 20 milionë lekë të vjetra.

Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë, e cila ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.

Menjëherë i është sekuestruar çanta e krahut ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku ndodhej arma e zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Share This Article