Skip to content

FOTO/ Zhduket një 5-vjeçar nga një kamping në Itali, policia vendos altoparlant që luan zërin e nënës që thërret vogëlushin

Posted on July 14, 2025July 14, 2025 By Isi

Alen Barnar Ganao, një djalosh vetëm 5 vjeç, është zhdukur pa lënë gjurmë që nga mbrëmja e së premtes, më 11 korrik, nga një kamping në zonën Latte të Ventimiglia, pranë kufirit Italo-Francez.

Fëmija ndodhej për pushime me familjen në ambientet e rekreacionit Por La Mar, kur nën rrethana ende të paqarta, u humb çdo gjurmë e tij.

Rreth orës 19:30, një kalimtar e pa të voglin të vetëm pranë një kalimi për këmbësorë dhe e ndihmoi të kalonte rrugën. Ky është kontakti i fundit i konfirmuar me të, pasi më pas nuk ka asnjë tjetër dëshmi apo gjurmë për vendndodhjen e tij.Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e policisë, karabinierëve, zjarrfikësve, ekipeve të shpëtimit malor dhe dhjetëra vullnetarëve.

Sipas Corriere della Sera, ekzistojnë dyshime se i mituri mund të jetë në spektrin e autizmit, gjë që mund të shpjegojë pse nuk i përgjigjet thirrjeve të ekipeve të kërkimit, duke vështirësuar edhe më shumë operacionin.Për këtë arsye, një makinë ka lëvizur përreth zonës me një altoparlant që luan zërin e regjistruar të nënës që thërret fëmijën. Vullnetarët po luajnë gjithashtu këngën e preferuar të fëmijës, duke shpresuar se ai do ta dëgjojë dhe do të dërgojë një sinjal.

Një kamerë sigurie ka regjistruar lëvizjet e djaloshit pak para zhdukjes, material i cili tani analizohet nga autoritetet, në përpjekje për të zbuluar drejtimin që mori.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Zgjimi i Kanunit! Pleqnia e bajraktarëve mblidhet urgjentisht për vendime me ligjin e Lekë Dukagjinit
Next Post: Arratisje që tronditi burgun/ I riu 20-vjeçar, del përmes çantës së një të dënuari tjetër

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme