Skip to content

Gjashtë muaj plan për arratinë/ Zbardhet skema e Altin Ndocit, 8 të arrestuar, shkarkohen edhe drejtuesit e burgut (Video)

Posted on January 15, 2026January 15, 2026 By Punnik

Arratisja e 38-vjeçarit Altin Ndoci ndodhi pas një planifikimi disa mujor të detajuar.

Fillimisht i paraburgosuri me një skedë të rëndë kriminale nga SPAK ndërtoi një fabul për një sëmundje akute që e detyronte policinë e burgjeve ta çonte në spitalin e Durrësit dhe jo në spitalin e burgjeve në Tirane.

Me pretendimin e krizave në veshka, Ndoci shkoi disa herë në repartin infektiv të spitalit të Durrësit, ku identifikoi hapësirat që do t’i hapnin dyert e arratisë këtë të martë, me ndihmën e bashkëpunëtorëve që e morën me makinë nga ku humbi gjurmët.

Teksa Ndoci me rrezikshmëri të lartë shoqërore endet i lirë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi të mërkurën shkarkimin nga detyra të drejtorit të Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, dhe të gjithë zinxhirit komandues i këtij institucioni.

Po ashtu, në pranga kane rënë 8 persona, që sipas Prokurorisë janë përgjegjës për arratisjen e tij.

Zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit, Desdemon Pazaj, shefja e informacionit, Violeta Uka, dhe 5 efektivët që shoqëronin Altin Ndocin ranë në pranga. Po ashtu, u arrestua edhe kryeinfermieri Aulon Çuko.

Punonjësit e policisë së burgjeve akuzohen se nuk kanë zbatuar detyrën, duke mos i vendosur prangat Ndocit në momentin e shoqërimit.

Ndërkohë, Aulon Çuko është ndaluar, pasi dyshohet se ka plotësuar fiktivisht dokumentacionin mjekësor, ku paraqitej se Altin Ndoci vuante nga probleme me veshkat, duke justifikuar nevojën për kryerjen e vizitës në ambientet spitalore.

Një kërkesë për të shkuar në tualet pas vizitës ka qenë pikënisja e planit të arratisjes, ku pasi ka shtyrë policin që e shoqëronte, Ndoci ka dalë nga ambientet e spitalit në parking, ku e priste një automjet Audi dhe një mjet tjetër që e shoqëronte.

Policia po punon me kamerat e sigurisë për të zbuluar me tej itenerarin e tij. Gjurmët e fundit janë kapur në Spitallë, ku kamerat kanë kapur mjetin me të cilin ai kreu arratisjen./Top Channel

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Lojë e pisët, fërkohesh me femrat”/ Flori i kthehet Mirit: Të gjithë e dimë si ndihet një mashkull kur…
Next Post: TRONDITËSE! Gjendet në plazh kufoma e një të panjohuri, dyshohet se është biznesmeni i zhdukur prej 7 janarit…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme