Gjendet i vdekur një person, ka plagë me armë zjarri në trup! Ja çfarë dyshohet

494

Një person është gjetur i vdekur këtë të martë në fshatin Spiten të Lezhës.

Sipas News 24, viktima ka plagë me armë zjarri në trup dhe dyshohet që të ketë vrarë veten.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa priten të dhëna nga policia për rrethanat e ngjarjes.

Share This Article