Gllabëroi miliona euro por sot përmbytet me ‘dy pika shi’, ja si është situata tek Unaza e Madhe e ‘Ballukut’

511

Pamjet që shihni në videon e mësipërme, tregon situatën e krijuar në Unazën e Madhe, tek zona e Freskut në Tiranë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit. Edhe pse ka gllabëruar miliona euro për t’u ndërtuar në mënyrë që rrugët të mos mbusheshin me ujë apo të pësonin ndonjë dëmtim tjetër, duket se nuk kanë qenë mjaftueshëm.

Janë dashur vetëm pak orë shi dhe situata të jetë ajo si në video, rrugë e përmbytur dhe me vështirësi e kalueshme. Për këtë projekt, SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndaj të cilës janë ngritur akuza për shkelje barazisë në tendera e korrupsion.

Siç duket, pasojat e Ballukut po shfaqen tashmë në Unazën e Madhe dhe nuk dihet si do të jetë përfundimi pas disa orë reshjesh të tjera.

Share This Article