Skip to content

Grinden fqinjët në Shkodër. Njëri nxjerr pistoletën dhe qëllon. Ndërhyn policia dhe shmang tragjedinë

Posted on July 15, 2025July 15, 2025 By Isi

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shkodrës, pas një konflikti mes dy fqinjëve në fshatin Dobraç.

Shtetasi S. J., 41 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri në tokë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që paraprakisht konsiderohen të dobëta.

Pas marrjes së njoftimit, forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Gjatë kontrollit, është sekuestruar arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, një pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim balistik.

Ndaj shtetasit S.

J. rëndojnë akuzat për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Drejtuesit nuk duhet të largohen nga automjeti”/ Zyrtari i Policisë Rrugore: Penalizime të ashpra, ja si do ndëshkohen
Next Post: “Nga e Marta në të Shtunë do të kemi…”/ Meteorologia Lajda Porja jep lajmin e papritur: Ja kur priten reshje shiu

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme