Skip to content

Gruaja e zhdukur prej një jave, policia asnjë gjurmë për gjetjen e 48-vjeçares! Dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti

Posted on July 30, 2025July 30, 2025 By Isi

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës.

Policia po heton prej të paktën katër ditësh kur u bë edhe denoncimi për shkak të largimit të saj si pasojë dhunës nga bashkëshorti.

Për këtë qëllim më 26 korrik Policia e Kukësit njoftoi se u arrestua 58-vjeçari Imer Shpata, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Gruaja, u raportua e larguar nga banesa dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

Burime policore bëjnë të ditur se dyshohet se largimi i saj ka ardhur si pasojë e dhunës në familje nga bashkëshorti, ndërsa në hetime nuk përjashtohet as pista e një krimi. Në terren, kërkimet vijojnë pa ndërprerje.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave
Next Post: “S’kemi bërë harxhime të mëdha”, Kryemadhi në SPAK me syze sa një rrogë minimale, nuk do ta besoni sa kushtojnë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme