“Halli i Ramës, si të shpëtojmë Ballukun!”- Shehaj: Një e treta e vendit e izoluar, kreu i qeverisë propagandon se si SPAK të mos arrestojë ministren!

753

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi sot në lidhje me fjalën e kryeministrit Edi Rama të mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, duke e ironizuar se qëllimi i tij i vetëm është se si të shpëtojë Belinda Ballukun nga arrestimi dhe jo izolimi i të gjithë juglindjes së vendit pas kaosit të rrugëve.

Shehaj akuzoi kreun e mazhorancës se e sulmoi hapur drejtësinë e re dhe theksoi se ai “po gjymton pavarësinë e dy pushteteve të tjera”.

“Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e shqiptarëve. Ka mbledhur grupin parlamentar me një çështje të vetme: Si të shpëtojmë Belinda Ballukun? 1/3 e Shqipërisë është e bllokuar, nuk vjen dot në Tiranë, nuk gjen dot informacionet mbi kur do hapet rruga, por ama gjen argumentet e Edi Ramës të sotshme se pse Belinda Balluku nuk duhet të arrestohet nga SPAK-u”, thekson Shehaj mes të tjerash nëpërmjet një video-postimi në rrjetin social Facebook.

Deklarata e plotë e Shehajt:

“Nëse je një banor i Korçës, i Pogradecit, apo i Librazhdit dhe ke nevojë të vish në Tiranë për një problem shëndetësor, ndez televizionet dhe shikon se çfarë po thonë në lidhje me hapjen e rrugës se nuk ka akoma një datë.

Dhe çfarë zbulon kur ndez televizorin?

“Gjyqësori, ndërhyrje gjymtuese në pushtetin legjislativ”.

Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e shqiptarëve.

Ka mbledhur grupin parlamentar me një çështje të vetme: Si të shpëtojmë Belinda Ballukun?

1/3 e Shqipërisë është e bllokuar, nuk vjen dot në Tiranë, nuk gjen dot informacionet mbi kur do hapet rruga, por ama gjen argumentet e Edi Ramës të sotshme se pse Belinda Balluku nuk duhet të arrestohet nga SPAK-u”.

Share This Article