Hera e fundit ishte ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shkodran tund rrjetën edhe ndaj Mançester Junajtid në Kupën FA (Video)

121

Brajan Gruda është kthyer të shënojë dhe e ka bërë këtë në një ndeshje me shumë prestigj për skuadrën e Brajton, pjesë e të cilës është futbollisti.

Djaloshi shkodran i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, ka shënuar sot ndaj Mançester Sitit që në minutën e 12 të ndeshjes në Kupën FA, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në legjendarin “Old Traford”.

Ky ishte një gol i rëndësishëm për Brajton, por sidomos për vetë Grudën i cili ka kaluar disa dëmtime në këtë sezon.

Goli i tij i fundit ishte në gusht, kur ai realizoi në kampionat atë që i dha fitoren 2-1 ekipit të tij ndaj Mançester Sitit./PANORAMASPORT.AL

SHIH VIDEON

Share This Article