Skip to content

HETIMI/ Një tjetër dëshmitar “shet” Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën

Posted on July 26, 2025July 26, 2025 By Isi

Pas financieres Adela Kondakçi, e cila u bë e penduara e drejtësisë, një tjetër dëshmitar ka shitur Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn.

I hetuar si pjesë e dosjes së Erion Veliajt, G. S. fillimisht mori përsipër shumën prej 220 mijë eurosh të gjetur në firmën “Partners Law” të Ajola Xoxës.

Qëndrim ky i cili ka ndryshuar.

Në dokumentin e siguruar, të akuzës, të ngritur nga prokuroria shihet se G. S. ka ndryshuar qëndrim dhe ka bashkëpunuar me SPAK-un.

I pyetur në lidhje me shumën 220 000 euro, e gjetur dhe sekuestruar në firmën “Partners Law”, G.

S. ka thënë se nuk është e vërtetë që ka paguar cash apo ka porositur këtë shumë.

Gjithashtu në dokumentin e akuzës thuhet se G. S.

ka treguar që rrethanat e vendosura në kontratën e kaparit nuk janë të vërteta.

I hetuari G. S. ka thënë se hartimi dhe nënshkrimi i kontratës i ishte kërkuar si favor nga ana e Ajola Xoxës.

Favor të cilin ka thënë se e ka pranuar, pasi nuk kishte dijeni që kjo kontratë do të paraqitej në prokurori dhe gjykatë.

G. S. ka treguar se kontrata nuk ishte përpiluar prej tij, rdhe pse e ka firmosur, si dhe nuk i ishin thënë arsyet se pse Ajola Xoxës i duhej kjo kontratë.

Dokumenti i akuzës nga prokurorët

Kujtojmë se Ajola Xoxa kishte kryer disa manovra me kompaninë “Partners Law”, në mënyrë që të fshihte përfitimet e marra në konflikt të pastër interesi.

Në shkurt të vitit 2021 Ajola Xoxa depozitoi në QKB një vendim të sajin, si ortake e vetme, që të gjitha kuotat e kompanisë së saj ia kalon znj.

Greta Domi. E sipas shkresës së dorëzuar në QKB, Xoxa dhe Domi e kishin nënshkruar këtë marrëveshje me shkrim dore që prej janarit të 2019.

Ky veprim ngre dyshime pasi është depozituar pranë QKB 2 vite pasi është firmosur. Ndërsa administratore e kësaj kompanie është Ajola Xoxa.

Sipas fakteve të zbardhura në vendimin e gjykatës, rezultoi gjithashtu se kompania “Gogel” e Arbër Veliajt i ka kaluar shuma të konsiderueshme parash kompanisë “Partners Law”./ CNA.al

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Kur u lidha në telefon, dëgjova një zë…”, vajza e madhe e familjes Rama, Kristiola: Ja si e mësova vdekjen e babait (Video)
Next Post: ‘E vrava se nuk më jepte para’! Fqinjët përgënjeshtrojnë 26-vjeçaren: I ndjeri nuk dinte …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme