Skip to content

I dogji krevatin bashkëjetuesit, zyrtarja e ministrisë se Brendshme, Alma Bime thyen arrestin në shtëpi dhe tenton t’i vërë flakën edhe makinës së ish-partnerit

Posted on January 11, 2026January 11, 2026 By Punnik

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43- vjeçaren Alma Bime, drejtoreshe e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme.

Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4., arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit;”, njofton policia.

Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme u shoqërua ne dhjetor nën dyshimet për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

Tomori raportohet se ka një vilë tre katëshe në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin.

Sipas News 24, Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë.

Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Më telefonuan të gjithë miqtë, por më bënë përshtypje dy kolegë…!”- U dhunua brutalisht, gazetari Elton Tozaj flet pas incidentit: Ja pse nuk e denoncova sulmin
Next Post: Thjeshtohen procedurat për pasaportë/ Aplikim në çdo zyrë, ja hapat

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme