Skip to content

I fundit/ E mbytën me litar dhe e hodhën drejt liqenit të Shkopetit, arrestohen 2 nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës (EMRAT)

Posted on July 16, 2025July 16, 2025 By Isi

Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës

Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë.

Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.

Pasi e dhunuan, e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën ku ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.

Dyshohet se trupi i 22-vjeçarit Renis Dobra ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes, ndërsa u gjet mëngjesin e 9 Korrikut gjatë kërkimeve të familajrëve.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Një “Honda” dhe një “Range Rover” e ndoqën nga pas, zbulohet itinerari i autorëve që vranë Renis Dobrën! Të dyshuarit i hodhën targave solucion për të…
Next Post: Protestoi për pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune, kompania ‘Albchrome’ shkarkon nga puna minatorin në Bulqizë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme