Administrata e presidentit Trump është e informuar për raportimet mbi shpërthime dhe fluturime mbi kryeqytetin venezuelian, Caracas, në orët e hershme të së shtunës, raporton CBS News.
Më tej, zyrtarët amerikanë njoftojnë se Presidenti Trump ka urdhëruar sulme ndaj disa objekteve brenda Venezuelës, përfshirë edhe facilitetet ushtarake.
Ky zhvillim vjen pas javësh presioni nga administrata amerikane ndaj presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, të cilin presidenti amerikan e akuzon për përhapjen e trafikut të drogës dhe kriminalitetit drejt Shteteve të Bashkuara.

