I humbur prej disa ditësh/ Nisin kërkimet për 65-vjeçarin në lumin Vjosë, dyshohet se

161

Tepelenës ka nisur operacioni i kërkimit për një shtetas i cili dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit.

Prej datës 3 shkurt, Ylli Dine, 65-vjeç, banor i fshatit Mezhgoran është larguar pa adresë nga banesa.

Sipas raportimeve, kanë qenë familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë lokale për gjetjen e tij.

Mëngjesin e sotëm kanë nisur kërkimet në lumin Vjosë ndërsa dyshohet se 65-vjeçari mund të jetë mbytur në ujërat e lumit. Pjesë e operacionit të kërkimit janë polumbarë nga RENEA, forcat SHQIPONJA dhe strukturat e emergjencave.

Share This Article