I kërkuan dorëheqjen në mbledhjen e Kryesisë?/ Ja si përgjigjet Flamur Noka

436

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar sot lidhur me zhvillimet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë.

Në një deklaratë për gazetarët jashtë selisë blu, Noka u shpreh edhe mbi zërat për një kërkesë dorëheqjeje të bërë ndaj tij, duke thënë se është jashtë agjendës partiake.

Sipas Nokës, dorëheqja e tij i vlen vetëm kryeministrit Edi Rama dhe shërbëtorëve të tij.

“Mbledhje kishte synim transparencën ndaj shqiptarëve. Rama ose e ka drejtesinë nën kontroll ose e refuzon. Presioni i këtyre ditëve tregon se Rama është drejtësia, ekzekutivi, legjislativi, por edhe narkosi.

U bëjmë thirrje shqiptarëve që më datë 22 dhjetor të dalin në protestë pa kthim. Do jetë persistente derisa qeveria teknike të vendoset, të largohet narkosi. Jemi i vetmi vend në botë që nuk zhvillojmë zgjedhje, por farsë.

Unë po flas për agjendën e demokratëve dhe opozitarëve. Dorëheqja është agjendë jashtë partiake. Sot kërkohet vetëm dorëheqja e Edi Ramës.

Asgjë tjetër nuk stabilizon Shqipërinë dhe nuk shpëton shqiptarët. I vlen vetëm Ramës dhe shërbëtorëve të tij. për firmat për Avokatin e Popullit dhe ne kemi kërkuar ndjesë.

PD ka kërkuar ndjesë përmes kryetarit, edhe shumë nga firmëtarët”,-tha Noka.

Share This Article