IGJEUM, ‘na përgatit’: Ngrica dhe ulje temperaturash, rrezik nga shtimi i prurjeve në zonën e …

967

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri lidhur me kushtet e motit në vend.

Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve të rëna Lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e nën Shkodrës.

Temperatura dhe ngrica:

Sot pasdite dhe nesërsi pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Reshjet:

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 10 °C

në vendet e ulëta: -2 / 10 °C

në vendet malore: -10 / 4 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Share This Article