Skip to content

Ilir Proda “shpërthen” ndaj shefit të policisë së Thethit: Nuk meriton më të veshë uniformën…

Posted on July 11, 2025July 11, 2025 By Isi

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka njoftuar sot shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së Shkodrës.

Si shkak për këtë vendim janë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve. Në deklaratën para mediave, Proda u tregua tepër i ashpër veçanërisht me kreun e stacionit të policisë së Thethit, për të cilin tha se nuk e meriton të veshë më uniformën.

“Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore. Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të meritojë të veshë më uniformën e policisë”, tha Proda.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: ‘Rama i di të gjitha, por nuk i intereson’, paralajmëron Shehaj: Thethit do t’i dalë investitor strategjik
Next Post: Horoskopi Ditor E Premte 11 Korrik 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme