Skip to content

Investigimi i RAI3: Kullat e mafias shqiptare në qendër të Tiranës, 5.500 euro për metër katror si në Milano!

Posted on July 24, 2025July 24, 2025 By Isi

Flukset e ndërtimit në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

Në një investigim të fundit nga RAI 3, raportohet se Tirana po përjeton një bum ndërtimor të paprecedentë, me çmime që në disa zona kanë arritur tashmë nivelin prej 5.500 euro për metër katror njejtë si në Milano.

Media italiane shkruan se ky ndryshim ka ardhur në pjesë të madhe falë ndikimit të Edi Ramës, i cili shërbeu si kryetar bashkie për 11 vite përpara se të bëhej kryeministër.

Investigimi sjell dëshmi mbi investitorë të njohur dhe anonimë që kanë përfituar nga ky zhvillim i shpejtë, duke e kthyer Tiranën në një “model Milano” për nga ritmi dhe formati i ndërtimeve.

Në ivestigim përmenden edhe arkitektë të njohur italianë.

Konkretisht thuhet se një pjesë e rëndësishmë e Tiranës së re, është projektuar nga dy arkitektë të famshëm italianë, Marco Casamontri, i cili përveç stadiumit ka realizuar dhe projektin Alban Tower, dhe Stefano Boeri, krijuesi i Blocku Cube dhe sisa pallateve të tjera madhështore në ndërtim.

Por ndërsa kontributi artistik i Italisë në bum-in ndërtimor shqiptar është i dukshëm për të gjithë më pak e qartë është origjina e parave, me të cilat po ndërtohen të gjitha këto qiellgërvishtës në Tiranë./Report

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Kush e ka radhën për “shkundje”? Rama rikthehet me lëvizje të forta me kabinetin në Dajt, çfarë pritet të ndodhë
Next Post: Tragjike/ Zjarri del jashtë kontrolli, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme