Skip to content

Ishin duke vjedhur një banesë, pronari godet për vdekje grabitësin/ Shokët e lanë vetëm para derës së spitalit dhe…

Posted on January 15, 2026January 15, 2026 By Punnik

Një grabitje e dhunshme e ndodhur në provincën e Vareses në Itali, ka përfunduar me vdekjen e njërit prej grabitësve.

Burri, një 37-vjeçar nga një familje nomade, dyshohet se u plagos rëndë gjatë një përleshjeje me pronarin e banesës që tentoi të grabiste.

Sipas raportimeve paraprak të ngjarjes, dy persona hynë me forcë në një apartament duke thyer derën e banesës. Brenda vilës ata u përballën me pronarin e shtëpisë, çka çoi në një përleshje fizike.

Gjatë konfliktit, pronari u godit disa herë me grushte në fytyrë, ndërsa njëri nga grabitësit u plagos rëndë, me gjasë nga një goditje me thikë e dhënë nga vetë pronari.

Pas ngjarjes, dy grabitësit arritën të largoheshin me ndihmën e një bashkëpunëtori të tretë, i cili po i priste jashtë me makinë.

Duke parë gjendjen e rëndë të të plagosurit, bashkëpunëtorët e tij dyshohet se e lanë përpara spitalit të Magentas dhe u larguan. Pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, 37-vjeçari vdiq pak pas mbërritjes në spital.

Edhe pronari i banesës u plagos gjatë përleshjes, pasi u godit me grushte dhe shqelma, dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Enjte 15 Janar 2026
Next Post: Çfarë po ndodh?! Pas SHBA, edhe Britania e Madhe tërheq personelin e saj nga baza amerikane në Katar

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme