“Ishin të armatosur!”- Sherri në Lezhë, policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij

810

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit, ku ka mbetur i plagosur Nikolin Marku dhe kushëriri i tij.

Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku, 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi me iniciale Gj.

M. dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe K. N.

kanë qenë të armatosur.

Sipas policisë vijojnë kërkimet për kapjen Gëzim Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS-së dhe djali të tij.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G.

N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M.

dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N.

dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G.

N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Share This Article