Ishte shtruar në QSUNT pas një operacioni, ndërron jetë i dënuari me 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë

955

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Mërkuri, i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe shitje

Mësohet se ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë, pasi dy ditë më parë, më datë 18 janar, rreth orës 20:21, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme.

Mësohet se vdekja i ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

NJOFTIM PËR SHTYP

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

Share This Article