Një incident u shënua gjatë fjalës së Taulant Ballës në Kuvend. Teksa po fliste për Avokatin e Popullit, në një moment demokrat Flamur Noka i thotë “injorant”, gjë që shkaktoi edhe reagimin e Ballës, i cili ndërpreu fjalën dhe më pas kërkoi që të nxirrej jashtë.
“Ky zotëria duhet të dalë përjashtë, unë e ndërpres fjalën. Derisa të dalë ky jashtë”, tha Balla.
Më herët, gjatë fjalës së tij, Balla i ironizoi demokratët për situatën e krijuar për Avokatin e Popullit.
“Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës.
Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Se lepurin në pritë e nxjerr zagari.
Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën.”, tha ai.

