Skip to content

“Kampi është për të varfrit, tregon sa fakire je…”/ Deklarata e Gerta Gixharit ndez rrjetin

Posted on July 14, 2025July 14, 2025 By Isi

Diskutimi për pushimet verore përplasi moderatoret “Goca & Gra”. Bazuar në sondazhin e publikun web-in e Top Channel, ku rreth 36% e shqiptarëve thonë se nuk kanë mundësi të bëjnë pushime, moderatoret nisën diskutimin se përse ende shumë persona nuk pushojnë.

Duke folur për arsyen ekonomike, Elga u shpreh se ka opsione të ndryshme, ku mund të udhëtosh edhe me pak para, duke propozuar edhe kamping. Por, Gerta kundërshtoi, duke u shprehur se “çadra është për të varfrit”.

Kjo përgjigje e saj nxit debatin:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Dashuria mposht gjithçka, pavarësisht të kaluarës apo fëmijëve “/ Ledri flet për herë të parë për Xhensila Myrtezajn!
Next Post: Alarm në Evropë: 800 mijë trupa, tanke e helikopterë në rrugët e Hamburgut – NATO simulon luftën kundër Rusisë!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme