Skip to content

Kërkohet dorëheqja e Ramës/ Mediat e huaja jehonë tubimit: Balluku e dyshuar për korrupsion…

Posted on January 25, 2026January 25, 2026 By Punnik

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës ditën e djeshme (24 janar). Agjencia AFP shkruan ndër të tjera se në Tiranë kanë shpërthyer protestat antiqeveritare.

Në shkrim ndër të tjera theksohet se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku është e dyshuar për afera korrupsioni, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë çështjet kryesore që e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.”, shkruan AFP.Të shtunën pati trazira në kryeqytetin e Shqipërisë mes policisë dhe protestuesve të opozitës, të cilët akuzojnë kryeministrin socialist Edi Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, raportoi një gazetar i AFP-së.

“Në nëntor, një gjykatë korrupsioni pezulloi zëvendëskryeministren dhe aleaten e ngushtë të Ramës për rolin e saj të dyshuar në një rast korrupsioni në prokurimin publik.

Belinda Balluku, gjithashtu ministre e infrastrukturës dhe energjisë, i ka mohuar akuzat, ndërsa Rama e quajti pezullimin e saj një “akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e ekzekutivit”, shkruan agjencia.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313””/ Beqiri ‘shpërthen’ ashpër: Arrestimin e ka, pas qafe
Next Post: Horoskopi Ditor E Martë 27 Janar 2026

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme