Skip to content

Kishte siguruar kushtet për të vrarë dy vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra Jozi Kraja

Posted on January 28, 2026January 28, 2026 By Punnik

Jozi Kraja, 37 vjeç, i akuzuar nga GJKKO-ja si pjesëtar i një grupi kriminal, është ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra.

Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit:

-J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B.

dhe V. B..”- njofton policia.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksidenti tragjik i Gramshit, shoferi i ambulancës në sprovën e jetës, solli te Trauma motrën në gjendje kritike! Historia e Gelsi Bojës mes detyrës dhe dramës familjare
Next Post: Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme